SUPER-OFERTA NË ECOSOFT/ Prej datës 1 deri në 11 maj, ulje të çmimit

Ujë i kontrolluar, i shëndetshëm dhe për më tepër, pa bidona lart e poshtë, Ecosoft vjen me një super-ofertë për filtrat e ujit të pijshëm për 2 vite, me një çmim që nuk duhet humbur prej 100 mijë lekë të vjetra viti.

“Vetëm për 20 mijë lekë të reja, ose 200 mijë të vjetra në 2 vite, pra me 100 mijë lekë të vjetra në vit çdo familje të ketë sistemin e ujit të pijshëm të shtëpitë e tyre. Në çmim janë të përfshira dhe filtrat për të dyja vitet”, tha përfaqësuesja e “Ecosoft”.

Por nxitoni, pasi oferta do të jetë e vlefshme nga data 1 deri në 11 maj.

“Oferta është e vlefshme deri më datë 11 maj. Misioni ynë nuk është vetëm që të rrisim numrin e shitjeve, por edhe të krijojmë impakt pozitiv tek konsumatori jonë final”, u shpreh përfaqësuesja e “Ecosoft”.

Me këtë ofertë të gjitha familjet shqiptare kanë mundësinë e marrjes së filtrave të ujit për shëndet më të mirë, sidomos për brezat e rinj, të cilët e kanë më të nevojshme ujin me të gjitha mineralet.