1 MAJI, protestë jo festë! Sindikalistët “bashkohen” para Kryeministrisë. Kërkojnë paga dhe kushte pune dinjitoze
Si rrallë herë vitet e fundit, në Tiranë mbizotërua protestat dhe jo festa në 1 Maj. Punëtorë të sektorëve të ndryshëm u bënë bashkë para kryeministrisë për të kërkuar paga dhe kushte pune dinjitoze
Këtë 1 maj Dhurata la punën në fasoneri dhe iu bashkua një protest para godinës së qeverisë!
Aty u dha zë halleve të qindra e qindra punonjësve të këtij sektori në vendin tonë!
Këta taksistë i fikën makinat!
Shprehën revoltë e mungesë shprese!
Mësuesit ishin të parët që nisën ditën me protestë.
Të mbledhur nga i gjithë vendi në Tiranë marshuan drejt ministrisë së Arsimit nga ku kërkuan paga dhe kushte pune dinjitoze
Minatorët janë ndër sektorët që I paguajnë me jetë mungesën e kushteve të punës!
Me pankarta dhe thirrje për të drejta në punë si rrallëherë në vendin tonë sindikatat u bënë bashkë duke protestuar në bulevardin dëshmorët e kombit përpara godinës së Kryeministrisë.


