Muça: Të respektohet kontrata e punonjësve, nuk respektohen të drejtat dhe pushimet zyrtare
Në një intervistë për Ora News, eksperti i punësimit, Erjon Muça u shpreh se çdo kërkesë e punonjësve në vendin tonë lidhet me respektimin e kontratës dhe trajtimin dinjitoz në punë.
Ai shtoi se ka ardhur koha që punonjësit shqiptarë duhet të kërkojnë zbatimin e kontratës së punës dhe zhvillim në karrierë, si dhe ditët pushim në festat zyrtare.
Muça: Çdo kërkesë e punonjësve në vendin tonë lidhet me respektimin e kontratës dhe trajtimin dinjitoz në punë. Në mënyrë që të ndihet i motivuar dhe i qetë të përmbushë objektivat. Shumë kompani kanë problematika se si i shohin punonjësit. Ka ardhur koha që punonjësit shqiptarë të kërkojnë zbatimin e kontratës së punës dhe zhvillim në karrierë.
Sot protestojnë ata që nuk e kanë pushim dhe nuk u respektohen të drejtat edhe në ditë zyrtare festash, lidhur me ditët pushim. Edhe punët në turnet e vona duhet të paguhen më shumë sikurse e parashikon Kodi i Punës. Ne mbajnë vendin e parë në raport me orët në javë që punojmë.

