Drejtori sportiv i Elbasanit, Guranjaku: Fillon një kapitull i ri, projekti i klubit është i gjerë

Elton Guranjaku, Drejtori Sportiv i AF Elbasanit i ftuar në Sport Focus flet për projketin afatgjatë që ka ky ekip, për aksionet si dhe paralajmëron se Elbasani do vazhdoj të bëjë merkato  të goditur tashmë që është pjesë e Superiores.

Guranjaku: Është një punë 3 vjecare e nisur nga kryetari i bashkisë i cili ja besoj këtë punë Mariglen Cokut, një punë 3 vjecare e cila u mbyll me sukses këtë sezon.

Gjithsesi do doja të falenderoja të gjithë ato që kanë kontribuar për kërë sukses.

Secila periudhë ka pasur vështirësitë e veta u krijua akademia e klubit, rikthimi i lojtarëve elbasanas, cdo kategorie ka veshtiresitë e veta, por me merkaton e duhur ja ku jemi.

Në fakt ishte e vështirë për ti bindur lojtarët por financat e mira bënë që shumë të zgjidhnin skudrën tonë këtë sezon.

Pas 9 vitesh në Superligë, me vjen keq që tifozët janë dënuar, kemi  imagjinuar të festojmë këtë sukses me tifozët presim një përgjoigje pozitive ne apelim.

Projekti i klubit është i gjërë ne do rregullojmë fushat sintetike me tapet shume të mirë, dhomat do bëhen nga e para do bëhet një hotel për lojtarët.

Elton Guranjaku u shpreh se tashme fillon një kapitull i ri për Elbasanin ku do te shohin vetëm për tu ngritur më lart.