Futbollisti i Elbasanit, Hila: Ekipet që kam pasur ofertë nga Superliga, janë pjesë e ''Final Four''

Ardit Hila, futbollisti i Elbasanit, dhe ish futbollist i Tiranës foli për ''SPORT FOCUS''  duke treguar sesi ndohet ne kategorinë e parë dhe ofertat që ka refuzuar për të zgjedhur Elbasanin. 

Hila: Tek Elbasani ndihem si në shtëpinë time nuk ka ndjesi më të mirë me ekipin ku ke hedh hapat e para të futbollit të vazhdosh për objektiva minimal sic është superliga pastaj të tjetat.

Shpresojmë të bëjmë sa më mirë.

Më vjen mirë që Elbasani po kthehet në Superligë.

Nëse krahasoj Tiranën ku kam luajtur u ndava paqësisht, ndërsa këtu jam shumë mirë.

Kam pasur oferta shumë nga ekipet nga Superliga si dhe Kosova por zgjodha të vija në shtëpi.

Ishte një vendim i imi.

Të dy ekipet që më ofruan ofertë në Superligë janë pjesë e Final Four.

Kam kontrat afatgjatë dhe jam i fokusuar këtu.

Tiranën e kam ndjekur është shkatërruar cdo gjë, dua ta shoh mirë por më vjen keq.