Katarsis në Londër/ Chelsea projekton 11 largime në verë, mes tyre është dhe Broja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2024, 14:56
Chelsea pritet të bëjë një revolucion të vërtetë në merkaton e verës, ku priten të largohen plotë 11 futbollistë sipas mediave të njohura angleze Nga Londra pritet të largohen gjatë verës jo pak por 11 lojtarë, mes tyre edhe Armando Broja.
Sulmuesi kuqezi u largua gjatë janarit në formë huazimi pa asnjë obligim, te Fulham, por në verë Blutë e Londrës janë gati të heqin dorë përfundimisht prej tij.
Broja mbetet një lojtar për të cilin interesohen ende shumë klube, një prej tyre është edhe West Ham. Në verë ata mund të jenë destinacioni i duhur për sulmuesin shqiptar.
Përcaktues në të ardhmen e Broja është dhe kërkesa e klubit të Chelsea-t, që me shumë mundësi do të jetë shumë më e ulët sa 50 milionë euro, që ishte në merkaton e janarit.

