Elbasani pas 9 vitesh në Superligë, Dede: Jam i kënaqur me ecurinë e skuadrës, qyteti e priste prej kohësh
Emisioni i Sport Focus nën moderimin e Vjosana Nozllakut u zhvendos një ditë në Elbasan për të na treguar nga afër stërvitjen e këtij ekipi si dhe ecurinë mjaft pozitive që po bën në Kategorinë e parë.
Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede u shpreh i kënaqur me ecurinë e skuadrës.
''Të jem i sinqertë jam i kënaqur për ecurinë e skuadrës për pritshmëritë që ka pasur klubi por mbi të gjitha edhe për kënaqësinë që i kemi dhënë tifozëve.
Një qytet që kishte shumë kohë që priste të mbushte shkallët e stadiumit.
Unë besoj që është vetëm fillimi është vetëm hapi i parë, historia e suksesit unë besoj se mban emrin e Mariglen Cogu edhe drejtorit Guranjaku si dhe presidentit.
Jemi në hapat e parë, ne po futemi në arenën e madhe që është superiorja, të gjitha pritshmëritë deri në këto momente që flasim janë arritur por kemi dhe pesë javë që të paktën ta mbyllim me sukses sepse është edhe cështje prestigji që duhet të jemi të parët.
Të jem i sinqertë emrat e grupit drejtues që unë përmenda që financojnë ta bëjnë më të lehtë zgjedhjen në treg, pritshmëritë kanë qenë të mëdhaja, e rëndësishme është që të ecim në këto hapa.
Është kënaqësi dhë ndihesh krenar kur punon me emra të tillë.
Ne duam që në cdo ndeshje të shënojmë sa më shumë, Greca është golashënuesi ynë por ne jemi edhe skuadra që kemi shënuar më shumë se cdo ekip tjetër, më intereson fryma e grupit.
Unë kam filluar me këto edhe do e mbyll me këto.
Ndeshjen më të vështirë do veçoja atë me Luzin, ka pasur vështirësi pafund por ne kemi pasur shumë përmbysje.
Të shtunën do të luajm me Apoloninë, një skuadër që do vlerësim maksimal dhe ne do japim maksimumin'', u shpreh Dede.
