PSG “tremb” Interin, kërkon të transferojë sulmuesin francez

PSG hidhet në sulm për Marcus Thuram. Nuk është mister që Mbappe do t’i thotë lamtumirë klubit në fund të sezonit, pasi ai nuk do të rinovojë kontratën e tij.

Klubi francez tashmë është në kërkimi të një sulmuesi qendror, ku shumë emra përfliten se janë të shënjestruar. Përveç interesimit mbi Osimhen e Napolit, “Tuttosport” shkruan se tashmë PSG ka shfaqur sërish interes për Marcus Thuram.

Thuram erdhi tek Inter me parametra zero, por vlera e tij në treg është tashmë shumë më e lartë. Për zikaltrit nuk është i pashitshëm, pasi drejtuesit mund të heqin dorë prej tij vetëm për 80 milionë euro.