Xavi: Suksesi erdhi nga “La Masia”, ndaj PSG treguam forcën tonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2024, 12:34
Barcelona siguroi një fitore të rëndësishme në Paris, duke marrë një sukses 2-3 ndaj PSG-së në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Pas sfidës, Xavi u shpreh shumë i lumtur, teksa theksoi se asgjë nuk ka përfunduar.
“Ishte një fitore e rëndësishme, ne vuajtëm shumë sepse PSG-ja bëri shumë presion, por në fund treguam forcën tonë. Synimi ynë është të arrijmë në gjysmëfinale dhe tani kemi një avantazh.
Jam shumë krenar për ekipin tim. Suksesi erdhi edhe nga “La Masia”, sepse të rinjtë ishin të mrekullueshëm. E ardhmja? Unë dhe skuadra po mendojmë për ndeshjen e kthimit dhe të sigurojmë gjysmëfinalen” – tha Xavi.

