Telushi: Tek Elbasani ndihem si në shtëpinë time, Partizani nuk është aty ku duhet

Bruno Telushi, futbollist i Elbasanit dhe ish futbollisti i Pratizanit për ''Sport Focus'' tregon se karrieren e tij do ta mbyllë tek Elbasani si dhe shpreh pakënaqësi për lojën që po bën Partizani në Superligë.

Telushi: Ndihem si në shtëpinë time këtu, është frymë pozitive nga drejtuesit, ekipi dhe tifozët.

Pas shumë vitesh Elbasani në Superligë është dicka e madhe që i ka munguar të gjithëve.

Ndihem si në shtëpinë time këtu, është frymë pozitive nga drejtuesit, ekipi dhe tifozët.

Pas shumë vitesh Elbasani në Superligë është dicka e madhe që i ka  munguar të gjithëve.

Merkato e janarit ka qënë mjaft e mirë, e goditur dhe ecuria ka qenë shumë e mirë, dua të them që kemi 20 ndeshje pa humbur dhe mendoj që ngjitja ne superligë mezi e presin.

Ky ka qënë objektivi ynë.

Kur më ka ardhur ftesa nga Elbasani ka qenë momenti kur ika nga Partizani, kam folur me drejtuesit dhe nuk e refuzoja dot  dhe u ndjeva mirë për atë interes që kanë treguar me mua.

Marrëdhëniet me demat e kuq i kam mirë, kam një karakter që disa gjëra nuk i hedh kurrë poshtë dhe mundohem  të mbaj një marrëdhenie të mire dhe i uroj suksese.

Kam ndjekur disa ndeshje nuk mendoj se është aty ku duhet, duhet të jnë më lartë por mendoj se ka ekip për të bërë dhe më mirë.