Kapiteni i Elbasanit, Karakaçi: I kemi bërë hyzmetin punës, nëse do më vinte një ofertë nga Vllaznia...

Abaz Karakaçi, kapiteni i AF Elbasanit i ftuar në Sport Focus tregon frymën pozitive që ka ekipi, si dhe ka  nënvizuar se nuk do të pranonte një ofertë nga Vllaznia.

''Të them të drejtën i kemi bërë hyzmetin punës që më datën 4 korrik kur kemi filluar stërvitjen, me seriozitet si nga ana klubit si nga ana jone po ashtu edhe trajneri i cili është i përpiktë, i kemi bërë yzmetin për të arritur këtu ku jemi sot.

Fryma e ekipit është pozitive, sidomos në grup të gjithë cunat shkojnë mirë njëri me tjetrin, unë kam dhënë kontributin tim duke i ndihmu të gjithë cunat e ekipit sepse janë të gjithë me eksperiencë kam pas edhe ndihmesën e atyre ma kanë bërë punën shumë të lehtë edhe ekipi në harmoni të plotë edhe gëzojmë respekt me njëti tjetrin.

Tifozët të dënuar? Bisedova pak me drejtorin edhe më tha që ka bërë kërkesën sot në federatë që pas kësaj ndeshje shpresoj që tifozët të falen  sepse kemi një tifozeri të zjarrtë.

Elbasani ka bërë një projekt serioz, deri tani është arritur cdo premtim, shpresojmë që vitin tjetër do luftojmë të jemi pjesë e final four.

Edhe përsa i përket Superligës mendoj se Vllaznia fiton titullin.

Më vjen keq për Tiranën që nuk mund të jetë në katërshe.

Nëse do më vij një ofertë nga Vllaznia nuk do e lija Elbasanin'', u shpreh Karakaçi.