PROTESTA "5D"/ Tensione dhe shashka - Qytetarët rrethojnë Bashkinë e Tiranës, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Qytetarët janë grumbulluar edhe sot përpara Bashkisë së Tiranës në protestë pas skandalit të drejtorëve të Erion Veliajt.

Qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e Veliajt, ndërsa kanë bllokuar rrugën përpara institucionit.

Protestuesit kanë ndezur tymuese dhe po thërrasin: O hajdut, o hajdut!

Të pranishëm janë edhe politikanë të opozitës, që kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën qytetare.

Ndërkaq ka pasur dhe momente tensioni, ku janë hedhur shashka dhe ka pasur shtyrje mes protestuesve dhe policisë.

PROTESTA "5D"/ Tensione dhe shashka - Qytetarët rrethojnë

Këshilltari i PD, Ilir Alimehmeti, në një prononcim për mediat tha:

PROTESTA "5D"/ Tensione dhe shashka - Qytetarët rrethojnë

“Ku shkojnë fondet e Tiranës?! Marrin fondet tonë dhe i përdorin. Këta drejtues nuk janë drejtues administrate thjesht, por janë drejtues politikë, bashkëpunëtorë të ngushtë Erion Veliajt.

Ku shkojnë këto fonde?! Kërkojmë audit të jashtëm për të gjitha fondet që shpenzohen në këtë drejtim në bashkinë e Tiranës për periudhën që nuk është kontrolluar nga KLSH. Kërkesë e thjeshtë, kërkesë e qartë antikorrupsion”, tha ai.