VIDEO/ Sula derdh qumështin në oborrin e Kuvendit: Blegtorët shqiptarë vuajnë, se prodhimet merren nga jashtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2024, 09:55
Në shenjë revolte ndaj situatës së rëndë që po kalojnë fermerët dhe blegtorët shqiptarë, të cilën në vend që të subvencionohen dhe stimulohen nga qeveria për shtimin e prodhimit vendas, ata po anatemohen.
Kjo pasi siç tha Sula, blegtorët shqiptarë po përballen me një konkurrencë të pandershme, pasi të gjithë produktet e qumështit po importohen nga jashtë.
Nisur nga kjo, deputeti vendosi që mesazhin e tij sensibilizues ta përcillte edhe duke derdhur qumësht në shkallët e godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

