Vjedhjet në bashkinë e Tiranës, anëtari i opozitës në Këshillin Bashkiak "hap" letrat

Nënkryetari i PL-së dhe një nga anëtarët e këshillit bashkiak të PL-së në bashkinë e Tiranës, Indrit Brahimllari i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se bashkia e Tiranës është e vetmja bashki që sot ka mbi 5 ose 6 drejtorë të arrestuar.

Brahimllari: Tani është e qartë që nuk kemi të bëjmë thjesht me akuza politike për bashkinë e Tiranës, kemi të bëjmë me akuza konkrete ku kryetari i bashkisë përfshihet drejtpërdrejtë në afera korruptive.

Është e vetmja bashki që sot ka mbi 5 ose 6 drejtorë të arrestuar.

Është e vetmja bashki ku kryetari i Bashkisë, me firmën e tij ka marrë kompetencat e këshillit bashkiak ku i ka hapur rrugë ndërtimit të inceneratorit të Tiranës.

Tani kemi të bëjmë me fakte konkrete.