VIDEO/ Opozita në protestë, "blindohet" Bashkia me gardh metalik, makina dhe autobote policie, efektivët në rresht

Teksa në orën 11:00 pritet të nisë protesta e radhës e opozitës, para Bashkisë së Tiranës, policia duket se ka marrë një sërë plan masash.

Nga pamjet shihen makina policie që kanë ‘zbarkuar’ te bashkia, por dhe te institucionet përreth. Po ashtu janë vendosur dhe gardhe metalike por dhe policë të vendosur në rresht, për t’iu paraprirë çdo situatë.