''5D'', Qori: Ata nuk janë vetëm drejtorë bashkie, por edhe drejtues politik të PS-së

Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë, i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës u shpreh se drejtorët e bashkisë nuk janë vetëm drejtorë por janë edhe drejtues politik të PS-së.

Qori: Nuk do i bashkohem protestës nesër në bashkinë e Tiranës.

E para për arsye morale, ne i akuzojmë të gjitha partitë e vjetra politike se kanë ndërtuar një sistem korruptiv.

E dyta për arsye strategjike, se ne kemi aksionin tonë strategjik.

Unë mendoj ndonjëherë se ne presim shumë nga zoti Veliaj.

Këta nuk janë vetëm drejtorë të bashkisë, por janë edhe drejtues politik të partisë socialiste.

Këtu e kanë bërë shtetin aq lëmsh, duke identifikuarpartinë me shtetin.

Këta janë të gjithë përfaqësues të lartë të partisë socialiste.

Rama ka humbur cdo lloj vetëdije politike.

Unë nuk pres që zoti Rama të shkarkojë zotin Veliaj.