Operacion antidrogë në Lezhë, ndalohen vëllai i deputetit të PS-së Eduard Ndreca dhe kunati i tij

Një operacion antidrogë po zhvillohet prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme në Lezhë.

Mësohet se në kuadër të këtij, janë shoqëruar në komisariat dy persona, mes të cilëve dhe vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, Armando Ndreca dhe kunati i tij.

Ende nuk ka detaje dhe nuk ka një urdhër-arresti ndaj tij. Ndreca po verifikohet nga blutë.

Operacion antidrogë në Lezhë, ndalohen vëllai i deputetit
Armando Ndreca