A do ta “lëshojnë” socialistët Olta Xhaçkën? Palët përplasen në Kuvend edhe për “Dezinformimin”

Debate të forta priten këtë të enjte në seancën plenarë të Kuvendit të Shqipërisë, teksa në rendin e ditës është vendosur projektvendimi për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka me propozim të “Rithemelimit”.

Në Parlament shkon raporti i opozitës dhe mazhorancës, shumicës dhe pakicës. Kjo e fundit publikoi dje raportin që do t’i paraqesë parlamentit në seancë në lidhje me mandatin e ish-ministres Xhaçka.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon dërgimin e çështjes në Kushtestuese në mënyrë që të konstatohet papajtueshmëria e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

“Dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin e deputetes znj. Olta Xhacka, sipas Mocionit të paraqitur nga 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në raportin e deputetëve të PD.

A do ta “lëshojnë” socialistët Olta

Në argumentet e dhëna nga grupi i PD për papajtueshmërinë e mandatit të ish-ministres Xhaçka theksohet se kompania e bashkëshortit të saj fitoi të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit.

A do ta “lëshojnë” socialistët Olta

“Konkretisht, si rezultat i përdorimit të brigjeve të detit, e cila përbën pasuri shtetërore, për instalimin e stacioneve te plazhit në fshatin Gjilekë, Himarë, shoqëria “AG.TCC” sh.p.k., në bashkëpronësi të bashkëshortit dhe të deputetes Xhaçka, do të siguroje të ardhura, çka përbën qartazi një veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit”, thuhet në raport.

Dezinformimi

A do ta “lëshojnë” socialistët Olta

Po ashtu në seancën e sotme shkon për votim edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për influencën ruse, ndryshe komisioni “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Komisioni ka objekt të veprimtarisë së tij të nxisë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike përmes një sërë formash, duke përfshirë mediet dhe rrjetet sociale, mbështetjen financiare të aktorëve publikë dhe të shoqërisë civile.

Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë që përfaqësojnë të gjitha grupet parlamentare dhe drejtohet nga përfaqësuesi i shumicës parlamentare.

"Xibraka", Mocion me Ramën

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pas refuzimit të interpelancës nga Kryeministri Edi Rama për denoncimin mbi përfshirje e vëllait të tij Olsi Rama në Laboratorin e drogës në Xibrakë, nuk heq dorë nga llogaridhënia mbi këtë çështje.

Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka paraqitur mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit tëlëndëve narkotike në vendin tonë.

Dokumenta bashkëngjitur