VIDEO/ Autoboti i policisë dekonspiron Opozitën: Protesta mund të zhvendoset nga Bashkia te Kuvendi

Opozita i ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në orën 11:00 përpara bashkisë së Tiranës për të protestuar kundër hajdutërisë dhe vjedhjes së zyrtarëve më të lartë të këtij institucioni, të arrestuar tashmë nga SPAK dhe të tjerëve që janë nën hetim për afera prej miliona eurosh abuzime.

Por duket se protesta ka dhe një skenar tjetër, i cili është paralajmëruar nga vetë policia e Shtetit.

Kjo pasi një autobot me ujë është futur në oborrin e Kuvendit, si masë shtesë për sigurinë e këtij institucioni nga protesta e thirrur nga opozita para Bashkisë.

Duket se Policia ka marrë informacion se protestuesit mund të ndryshojnë destinacion nga Bashkia tek Kuvendi i Shqipërisë.