Pësoi frakturë, përfundon sezoni për portierin shqiptar të Ajaksit

Portieri shqiptar Diant Ramaj ka mbyllur sezonin aktual para kohe si pasojë e një dëmtimi të rëndë.

“Gardiani” shqiptar me pasaportë gjermane që luan në radhët e Ajaksit, ka pësuar një frakturë në bërryl.

Është vetë klubi holandez që njoftoi dëmtimin e Ramajt:

“Shërohu shpejt Diant! Ramaj nuk do të jetë aktualisht në aksion për Ajaksin. Portieri u lëndua gjatë ndeshjes të së enjtes kundër Go Ahead Eagles.

Kjo e la atë me një frakturë në bërrylin e majtë, që do të thotë se sezoni aktual ka shumë gjasa të ketë përfunduar për të”.

Portieri 22-vjeçar ka luajtur me ekipet e moshave të Gjermanisë deri në U-20, por më pas nuk ka mundur të shkojë më tej. Për fat të keq të tij, vjen edhe ky dëmtim.