Arteta dhe Klop, kandidatë për trajnerin më të mirë të muajit në Angli

Pasi mbajti të pamposhtur Arsenalin gjatë tri muajve të parë të vitit 2024, Mikel Arteta është nominuar për çmimin e trajnerit të muajit mars në Premier Ligë.

Spanjolli kandidon për këtë çmim për të tretin muaj radhazi, ndërsa udhëhoqi “topçinjtë” drejt dy fitoreve dhe një barazimi në 3 ndeshjet e muajit të shkuar.

Ai do të ketë konkurrencën e Andoni Iraolës së Bournemouth, me bashkatdhetarin e tij që shënoi tri fitore dhe një barazim në Premier Ligë gjatë muajit mars.

Kandidati tjetër është Ange Postekoglu i Totenhemit, i cili regjistroi tri fitore në 4 ndeshje, ndërsa në garë është edhe Jurgen Klop, me Liverpulin që fitoi ashtu si Arsenali, 7 pikë në 3 ndeshje.