Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, nuk i kthehet celulari i bllokuar nga SPAK

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Monika Kryemadhit për lirimin e një telefoni celular të bllokuar nga SPAK.

Një Kolegj Penal refuzoi rekursin e Kryemadhit, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm, që refuzoi kthimin e pajisjes.

Telefoni celular që kërkon ish-drejtuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është sekuestruar në banesën e një familjari të saj.

Kryemadhit i është sekuestruar celulari në funksion të hetimeve të SPAK në lidhje me lobimin e LSI në SHBA.

Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, nuk i kthehet celulari i