"Gjykata vendos siç themi ne"/ SPAK del në deklaratë: Fjala e Dumanit u nxorr nga konteksti

Kryetari i SPAK, Altin Dumani, deklaroi sot në një raportim përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë se gjykata vendos siç do SPAK.

Por disa orë më vonë, SPAK shpërndau një reagim për mediat, ku thotë se fjala e tij është nxjerrë jashtë kontekstit.

“Me shqetësim vëmë re se media ka nxjerrë nga konteksti një pjesë të fjalës së Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme gjatë raportimit vjetor ditën e sotme pranë KLP në lidhje me numrin e vendimeve të fajësisë së dhënë nga GJKKO, duke e devijuar tërësisht përgjigjen që Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dha për këtë aspekt ndaj pyetjes së anëtarit të KLP.

Në respekt të publikut dhe shtetit ligjor, sqarojmë se Prokuroria e Posaçme thekson se është një organ akuze, i cili për çdo veprim të saj procedural dhe lëndor, kontrollohet nga gjykatat e posaçme sipas parashikimeve ligjore.

Gjykatat e Posaçme marrin vendime vetëm në baze të ligjit dhe fakteve të çështjeve.

Prokuroria e Posaçme respekton maksimalisht vendimet e tyre dhe i apelon ato nëpërmjet instrumenteve që i jep ligji dhe kur prokurorët e posaçëm e konsiderojnë se kanë arsye ligjore për të ushtruar këtë kompetencë të tyre.

Prokuroria e Posaçme i njeh dhe respekton me të njëjtin seriozitet qoftë vendimet e fajësisë, qoftë ato të pafajësisë të dhëna nga gjykatat e posaçme apo Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese,” thuhet në reagimin e SPAK-ut.

Më poshtë raportimi i plotë i Dumanit sot në raportimin para KLP: