Vathi: Ja disa nga problemet që mund të ndeshemi në këtë sezon veror
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2024, 18:22
Besnik Vathi , operator turistik ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai ku ka folur për disa nga problematikat që mund të ndeshet turizmi në këtë sezon veror.
Gjatë fjalës së tij Vathi tha se në industrinë e turizmit ka qenë problem trafiku i rënduar që gjatë verës vështirësohet shumë nga qyteti në qytet apo dhe brenda plazheve, mbledhja e mbeturinave ku sipas tij përgjegjës për këtë janë dhe qytetarët të cilët nuk e kanë në edukatë që të hedhin mbeturinat në vendin e duhur ndërsa përmendi edhe mungesën e fuqisë puntore ku sipas tij ka qenë problem dhe vijon të jetë akoma gjë që rëndon në cilësinë e shërbimeve.