Bedinaj: Agjensia kombëtare  e bregdetit e “korruptuar”, puna bëhet në terren jo nga zyrat

Vasil Bedinaj, Operator Turistik në Vlorë ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai ku ka folur për disa nga problematikat që mund të ndeshet turizmi në këtë sezon veror.

Në fjalën e tij Bedinaj ngriti si shqetësim ndarjen e plazheve ku tha se është problem.

Për të agjensia kombëtare e bregdetit duhet të dalë në terren e më pas të japë lejet për plazhet.

Ai e quajti këtë institucion si një nga zyrat më të paafta që ka administrate shtetërore pasi sipas tij nuk marrin informacion për subjektet që aplikojnë për plazhe ndërsa ngriti akuza se aty bëhet korrupsion.