Turizmi malor, Guni: Duhet punuar me sinjalistikën që të mos kemi aksidente

Artur Guni, President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe turizmit malor ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai ku ka folur për disa nga problematikat që ndeshet turizmi malor.

Në fjalën e tij Guni u shpreh se: “Turizmi malor ka probleme pasi është në zhvillim nuk është aty ku duam ne, por probleme kanë dhe vendet e zhvilluara ndaj duhet të shohim anët e mira.

Një ndër problemet e turizmit malor që përmendi ishte sinjalistika pasi shtigjet malore sipas tij kanë vetëm 20%  shënjime e duhet punuar pasi nuk mjafton.