VIDEO/ Vrau motrën bashkë me burrin, këto janë pamjet e arrestimit të shqiptarit me burgim të përjetshëm

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e arrestimit të Gjovalin Lesit, i arrestuar një ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e motrës dhe kunatit më vitin 1997 në Rubik.

Përgjatë gjithë këtyre viteve Lesi kishte arritur të jetonte qetësisht në Itali, pasi kishte mundur të përdorte identitetin e vëllait të tij me aftësi të kufizuara.

55-vjeçari, është dënuar nga Gjykata e Mirditës në vitin 1998 me burgim të përjetshëm, për vrasjen me kallashnikov të kunatit dhe motrës së tij pas një sherri për motive të dobëta.

Ai tanimë ndodhet në burgun e Materës dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.