Aksident në aksin Shkodër-Hani i Hotit, kamioni përplaset me automjetin, dëmtohen nënë e bir

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.

Një kamion është përplasur me një automjet, ku si pasojë janë dëmtuar lehtë dy persona, nënë e bir që janë në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit, kamjoni me drejtues shtetasin M. M., 55 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 36 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 36- vjeçari dhe nëna e tij shtetesja L. P., rreth 61 vjeçe (pasagjere) të cilët janë në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.