Pagat e pamjaftueshme, Ozuni: Punonjësi do siguri që të mos largohet

Feriold Ozuni, Operator Turistik ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai ku ka folur për disa nga problematikat e turizmit.

Në fjalën e tij Ozuni deklaroi se turizmi është nënvlerësuar e ndaj sot po përpiqemi të marrim staf nga jashtë.

Ozuni tha se një punonjës duhet të ketë siguri në mënyrë që ai të mos largohet ndaj kërkoi dhe mbështetjen e qeverisë për këtë.