''Amnistia e kaluar sot është vetëm për njerëzit e thjeshtë'', Teliti: Deklarata e Dumanit, shumë shqetësuese
Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës dhe përfaqësuesi i PD-së, Dorian Teliti në një intervistë në Ora Neës u shpreh se amnistia e kaluar sot është vetëm për njerëzit e thjeshtë dhe se deklarata e kreut të SPAK, Dumani që nuk bashkëpunojnë me policine se ka punonjës të përfshirë në nivele të larta është shumë shqetësuese.
Teliti: Amnistia e cila është miratuar sot me votat e mazhorancës dhe opozitës, i jep një falje atyre që kanë kryer krimet e lehta ama cdo zyrtar i lartë aktual apo të kaluarës që janë dënuar apo janë në proces nëse ata janë subjekt i deklarimit të pasurisë ata nuk preken nga kjo amnisti.
Amnistia e kaluar sot është vetëm për njerëzit e thjeshtë.
Pasi u njoha me deklaratën e Dumanit më erdhi në mendje ngjarja e Xibrakës e vitit 2014-2015 ku autoritetet gjermane nuk patën besim atëherë tek autoritetet shqiptare dhe të gjithë operacionin e kryen vetë ata.
Unë e besoj këtë deklaratë pasi nuk është dicka e re që ka ndodhur.
Deklarata është shumë shqetësuese.
Unë uroj që kjo deklaratë të shkojë tek veshët e shurdhër të kryeministrit.
