Drejtorët e Bashkisë zbresin në Kuvend, Zhupa: Propagandë me projekte 4 D, vjedhjet me "5 D"-në
Dosjet e drejtorëve të Bashkisë Tiranë në SPAK dhe tre arrestimet kanë sjellë jo pak përplasje në Kuvend. Opozita e përdori situatën për të treguar nivelin e korrupsionit, por mazhoranca i kujtoi se demokratët për rastin e Sali Berishës, e kanë cilësuar prokurorinë si politike e të varur nga socialistët
Dosjet në SPAK janë kthyer në motiv të debateve dhe akuzave në parlament.
Në seancë demokratët përdorën arrestimin e tre drejtorëve të Tiranës, por dhe akuzat e ngritura ndaj të zgjedhurve socialist për të shigjetuar nivelin e korrupsionit.
Por nuk munguan as deklaratat për bashkëpunim me persona me precedent.
Për opozitën hetimi duhet të shkojë edhe më tej.
Ndarja e demokratëve mes atyre që e cilëson SPAK-un të varur nga PS pas hetimit të Sali Berishës, dhe atyre që denoncojnë në këtë institucion u shfrytëzua nga PS-ja, pwrmes ministres Elisa Spiropalit.
Ndërhyrja e Pandeli Majkos solli një tjetër përplasje, kësaj radhe me Gazment Bardhin
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa mes ironisë theksoi se kjo maxhorancë bën propagandë me projektet 4 D, ndërsa shtoi se vjedhjet i bëjnë me 5 D.
Në seancë përmes interpelancës, Ina Zhupa akuzoi për ndryshimin e ligjit mbi zonat e mbrojtura, ndërsa reagimin ndaj saj e dha ministrja Mirela Kumbaro.
Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa tha se ligji për investimet është bërë enkas për oligarkët.
“Ju i keni projektet propagandë 4 D dhe vjedhjet 5 D. Uroj që për zonat e mbrojtura uroj që mos të keni përgatitur një vjedhje 5 M, me 5 ministra që kanë përgatitur zonat e mbrojtura. Nuk përbën ndonjë diferencë. I keni rrudhur zonat e mbrojtura, keni bërë vetëm propagandë.
Na thoni se çfarë e mirë i sjell vendit kur shkatërron zonat e mbrojtura. T’i japësh falas tokën publike, zonën e mbrojtura, për ta shkatërruar, këtë se mbrojte dot zonja ministre. S’keni lidhje me realitetin. Ligjin se keni bërë as për Andin, as për Pandin, por për oligarkët.”, tha Zhupa.

