Basha denoncoi paktin për Amnistinë, Bardhi e ironizon: Lajm i mirë që është zgjuar herët sot

Duke marrë shkas nga reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili denoncoi paktin mes PS-së dhe Opozitës për të kaluar sot në Kuvend draftin e Amnistisë Penale, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat pak minuta para nisjes së seancës plenare.

“Është lajm i mirë që Lulzim Basha është zgjuar herët sot”, ironizoi Bardhi.

Bardhi duke iu përgjigjur akuzave të Bashës, i cili foli sot se nga kjo amnisti do të përfitonin politikan të inkriminuar, ndërsa tha se askush nga kjo kategori nuk do të përiftojë.

“Dosjen Xibraka, por ka vendosur të dhunojë Kushtetutën, Sa i takon amnistisë, ka një traditë të konsoliduar për këtë rast. Në rastin konkret grupi i PD është kujdesur që drafti që votohet këtë vit, të jetë i njëjtë me draftet e mëparshme.

Opozita dhe kur drejtohej nga zoti Basha ka dhënë votën pro. Asnjë anëtarë i krimit të organizuar nuk përfiton, ndryshe nga sa ka ndodhur në 2014-ën. Nuk ka asnjë zyrtar të korruptuar që do të përfshihet te përfitimet e amnistisë”, tha ai.

Bardhi konfirmoi se do të votojnë pro miratimit të amnistisë.