Debati në Kuvend/ Çuçi: Nuk jemi në pazar këtu, interpelanca bëhet vetëm për çështje që lidhen me veprimtarinë e anëtarëve të qeverisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2024, 12:13
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i kërkoi kryetares së Kuvendit të vijohej me rendin e ditës teksa për më shumë se 90 minuta nga nisja e seancës po flitej nga deputetët e opozitës për çështje jashtë rendit.
“Këtu jemi në Parlament. Fjala për procedurë merret vetëm një herë, kjo është e përcaktuar qartë në rregullore. Kërkohet interpelancë vetëm për çështje që lidhen me veprimtarinë e anëtarëve të qeverisë”, deklaroi Çuçi.
