75-vjetori i NATO-s, presidenti Begaj: Pa Aleancën Euroatlantike, siguria globale është e paimagjinueshme

Presidenti Bajram Begaj, në 75-vjetorin e themelimit në NATO-s është shprehur se uniteti dhe vendosmëria kanë formësuar botën tonë të sigurt.

Begaj, theksoi se pa NATO-n siguria globale është e paimagjinueshme.

"Pa NATO-n, siguria globale është e paimagjinueshme", shprehet Presidenti Begaj në mesazhin e shpërndarë në platformën X.

Kreu i shtetit vlerëson rolin e Aleancës për sigurinë globale si edhe rëndësinë e vlerave që i bashkon vendet anëtare në NATO:

"Sot, në 75-vjetorin e NATO-s, na bashkon mirënjohja me aleatët tanë. Uniteti dhe vendosmëria janë shtyllat që e kanë formuar botën tonë të sigurt. Pa NATO-n, siguria globale është e paimagjinueshme", shprehet Begaj.

75-vjetori i NATO-s, presidenti Begaj: Pa Aleancën Euroatlantike, siguria