Dumani e thotë Troç: Për krimin e organizuar nuk bashkëpunojmë dot me policinë, ka punonjës të përfshirë në nivele të larta

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se mbetet ende problematike përfshirja e policëve në krimin e organizuar, duke penguar punën për bashkëpunimin me policinë.

“Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele te larta”, tha Dumani.

Gjithashtu në raportimin vjetor, Dumani tha se janë sekuestruar 41 milion euro pasuri, dhe se janë nën hetim 18 zyrtarë të lartë.

Mes të tjerash, Dumani tha se përveç policisë së shtetit, insitucionet e tjera nuk referojnë në SPAK vepra penale me natyrë korruptive apo të tjera.

“Përjashtuar policinë e shtetit, institucione të tjera që edhe ata pjesë të detyrave e kompetencave të tyre kanë dhe luftën kundër korrupsionit, qoftë të nivelit qendrore apo lokal nuk referojnë në SPAK veprat penale në natyrë korruptive apo vepra të tjera penale. Ky është shqetësim, pasi SPAK i vetëm nuk mund të adresojë dhe përballojë luftën kundër korrupsionit apo vepra të tjera penale që kryhen nga subjekte që mbajnë një funksion shtetëror”, tha Dumani.

“Është e nevojshme dhe domosdoshme forcimi i bashkëpunimit dhe rritja e numrit të referimeve nga institucionet e tjera. Ne si strukturë, BKH apo SPAK jemi shumë të hapur e shumë bashkëpunues me të. Cilido institucion e ka konstatuar këtë. Në çështje të natyrës sensitive ne vëmë në dispozicion të gjithë mjetet teknike të rastit, por secili institucion duhet të bëjë detyrën e vet. Institucionet që kanë për detyrë edhe dhe luftën kundër korrupsionit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të rrisin referimet për veprat penale si korrupsion, shkelje të barazisë në tendera”, shtoi kreu i SPAK.

Dumani bëri me dije se në krahasim me vitin 2022, këtë vit ka pasur ulje me 40% të referimeve për korrupsion nga institucionet publike.

Dumani ngriti shqetësimin se institucionet shtetërore nuk po bashkëpunojnë me SPAK për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Në lidhje me hetimin e krimit të organizuar SPKA ka ndjekur strategjinë e hetimit shterues duke synuar shkatërrimin përfundimtar të tyre. Duhet nënvizuar se bashkëpunimi i institucioneve publike në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar është shqetësues. Nisur nga numri i referimit të veprave penale nga institucionet publike, duke përjashtuar policinë e shtetit ky numër është mjaft i ulët për vitin 2023 me vetëm 12 raste të referuara. Referimi nga këto institucione ka një tendencë të fortë rënie, që shkon deri në 40% krahasuar me vitin 2022. SPAK ka mbajtur të njëjtën qasje në 3 vitet e fundit", tha Dumani.

Dumani vuri në dukje rritjen e procedimeve penale nga SPAK  kundër korrupsionit por duket që SPAK në këtë betejë po lihet vetën nga institucionet e tjera shtetërore me përjashtim të policisë së shtetit.

"Duhet nënvizuar se bashkëpunimi i institucioneve publike në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar është shqetësues. Nisur nga numri i referimit të veprave penale nga institucionet publike, duke përjashtuar policinë e shtetit ky numër është mjaft i ulët për vitin 2023 me vetëm 12 raste të referuara. Referimi nga këto institucione ka një tendencë të fortë rënie, që shkon deri në 40% krahasuar me vitin 2022. SPAK ka mbajtur të njëjtën qasje në 3 vitet e fundit", tha ai.

Rënia e referimeve vihet si në nivel qendror apo lokal dhe kjo u vlerësua si shumë shqetësuese për SPAK pasi i vetëm nuk  mund të përballojë luftën kundër kësaj gangrene dhe i ftoi të referojnë rastet duke ofruar një bashkëpunim të ngushtë me ta.

"Përjashtuar policinë e shtetit, institucione të tjera që edhe ata pjesë të detyrave e kompetencave të tyre kanë dhe luftën kundër korrupsionit, qoftë të nivelit qendror apo lokal nuk referojnë në SPAK veprat penale në natyrë korruptive apo vepra të tjera penale.

Ky është shqetësim për SPAK. pasi SPAK i vetëm nuk mund të adresojë dhe përballojë luftën kundër korrupsionit apo vepra të tjera penale që kryhen nga subjekte që mbajnë një funksion shtetëror. Është e nevojshme dhe domosdoshme forcimi i bashkëpunimit dhe rritja e numrit të referimeve nga institucionet e tjera. Ne si strukturë, BKH apo SPAK jemi shumë të hapur e shumë bashkëpunues me të.

Cilido institucion e ka konstatuar këtë. Në çështje të natyrës sensitive ne vëmë në dispozicion të gjithë mjetet teknike të rastit, por secili institucion duhet të bëjë detyrën e vet. Institucionet që kanë për detyrë  edhe dhe luftën kundër korrupsionit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të rrisin referimet për veprat penale si korrupsion, shkelje të barazisë në tendera", tha Dumani.

Ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona në hetim "me funksion, ish ministrin e shëndetësisë, ish gjyqtar apeli, kryetar bashkie, ish kryeministër, ish ministër finance, ish ministër mjedisi, ish prokuror etj." tha Dumani.

Dokumenta bashkëngjitur