Manja i kthehet Alibeajt: S’po bëjmë shpikje për amnistinë penale. S’do të lirohen të korruptuarit!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2024, 10:47
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu kthye Enkelejd Alibeajt sa i takon cështjes së amnistisë penale. Manja hedh poshtë akuzat e PD se do përfitojnë të korruptuarit e GJKKO.
“Zoti Alibeaj mos bëni politikë me këtë çështje. Hapni sytë dhe lexojeni ligjin se jeni juristë. Ansjë i dënuar nga GJKKO nuk do të përfitojë. Madje janë depozitar dhe kërkesat e opozitës, për protestuesit, ata që kanë proceduar në këtë vend, që ndiqen penalisht nga drejtësia.”, tha ai.
