VIDEO-LAJMi/ "Spektakël" në Kuvend me Olsi Ramën, deputetët vendosin targën e laboratorit të drogës së Xibrakës në çdo karrige
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 4 Prill 2024, 10:42
Targa e lakuar këto ditë nga opozita, e një mjeti që thuhet se është përdorur nga vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ashtu si trafikantët e laboratorit të kokainës në Xibrakë, duket se është bërë objekt diskutimi dhe sot në Kuvend.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Isa Myzyraj, në çdo ulëse në radhët e deputetëve të opozitës është vendosur pikërisht targa AA653DM.
Bardhi paralajmëroi dje se do ta diskutonte këtë çështje dhe në Kuvend. Ai ka kërkuar interpelancë urgjente me Ramën, por ky i fundit ka refuzuar.

