Votimet në Selenicë/ Zgjidhet kryetari i degës së PD-së

Në degën e PD-së së Selenicë është mbyllur numërimi i votave për zgjedhjet e kryetarit të degës. Në garë ishin Leonard Rakipaj dhe Engjëll Shanaj.

Pas numërimit ka rezultuar fitues Leonard Rakipaj, me mbi 80% të votave. Procesi zgjedhor në Degën e PD, Selenicë u monitorua nga drejtuesi politik, Bujar Leskaj.

Kujtojmë se PD po mban zgjedhje për kryetarët në degët pa drejtues, pasi ata dhanë dorëheqjen për të marrë pjesë si kandidatë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.