Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkët: Le të festojmë së bashku me besim te Zoti për një të nesërme më të mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2024, 09:20
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Begaj thotë se në këtë ditë ‘le të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë.’
“Për shumë mot Pashkën, të dashur besimtarë katolikë e ungjillorë!
Në këtë ditë të bekuar, le të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë.
Gëzuar, dhe qoftë për të gjithë Pashkë e Shenjtë”, shkruan Presidenti.
