Konferenca e kryetarëve, opozita dhe mazhoranca përballen të mërkurën për mandatin e Xhaçkës

Opozita dhe mazhoranca pritet të përballen të mërkurën në lidhje me kërkesat e ngritura për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Gazmend Bardhi në emër të kryetarit të grupit parlamentar të PD kërkoi javën e shkuar mbledhjen e konferencës së kryetarëve e pas përgjigjes së kryetares së parlamentit Lindita Nikolla, edhe të këshillit të legjislacionit.

Mungesa e përgjigjes pozitive do të spostojë përplasjen në 3 prill kur në axhendën e punimeve është kërkuar mbledhja e konferencës së kryetarëve duke i dhënë mundësinë Bardhit të shtrojë për diskutim raportin.

Veprim që vjen edhe pas shqetësimit të ngritur nga gjykata kushtetuese e cila kërkon zbatimin e vendimit.

Po aty do të vendoset edhe mbi seancën e anuluar të 7 marsit për shkak të mungesës së kuorumit.

Ligjet e miratuara, përfshirë edhe shtyrjen e afatit të investimeve strategjike, do të rikthehen në axhendë për tu votuar.

Ndërkaq të martën do të diskutohet edhe ligji për shtetësinë, i kthyer për rishqyrtim nga presidenti tetorin e shkuar. 

Me arritjen e paqes  mes socialistëve dhe demokratëve diskutimi do të vijojë të diskutohet në sallë, ndërsa edhe pse komisioni hetimor për sistemin tims nuk ka zhvilluar ende mbledhje e parë, ai për shëndetësinë do të vijojë të dytën.