Teliti: Aksi kryeministri-bashki, prej 11 vitesh i ka shpallur luftë rinisë, arsimit, shëndetësisë e bujqësisë
Këshilltari për Ceshtjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti drejton gishtin ndaj dyshes Rama-Veliaj si përgjegjësit e mjerimit, shpopullimit, abuzimit, të cilët ende deri më sot skanë reaguar ndaj akuzave të ngritura ndaj familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë.
Largimi i dyshes duhet të jetë mision i cdo shqiptari.
Postimi i Telitit:
Largimi i dyshes "dardha-fiku" mision i cdo shqiptari të ndershëm.
Fakt: Janë vetëm 800m distancë midis godinës së Kryeministrisë dhe godinës së Bashkisë Tiranë, por në këtë aks ndodh shumëcka dhe kjo dyshe vendos cdo gjë.
Ky është aksi ku dyshja spikati në gatimin e corbës së prishur që helmoi mirëqënien e shqiptarëve.
Ky është aksi që solli mjerim, varfërim e poshtërim të dinjitetit njerëzor.
Ky është aksi që prej 11 vitesh i ka shpallur luftë rinisë, arsimit, shëndetësisë e bujqësisë.
Ky është aksi që prej 11 vitesh ka ekzekutuar shpeshherë me goditje të përqëndruar sipërmarrjen vendase dhe i vendosi "traun" atyre të huaja.
Ky është aksi ku konceptohen e paracaktohen tenderat qindra milionë eurosh apo koncesionet e rradhës.
Ky është aksi ku pronat publike dhe buxheti i shtetit serviren në tepsi e ndahen si llokma bakllavaje për një grusht njerëzit te
afërt.
Ky është aksi ku stiset cdo mashtrim e skema të lodhura politike për të goditur kundërshtarin politik, duke arritur deri në arrestimin e padrejtë të liderit të opozitës.
Ky është aksi dhe sot është dita që kjo dyshe do duhej të dilte para shqiptarëve e të jepnin llogari për akuzat e ngritura ndaj
familjarëve e bashkëpunëtorëve të tyre më të ngushtë.
Ndaj o sot o kurrë, shqiptarët pa dallime politike, duhet të jenë të bashkuar kundër aksit që punon kundër interesit të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi, të bashkuar kundër dyshes që ka marrë në qafë Shqipërinë.
