''Nuk kam ambicie për karrierë politike'', Tavo: Kryetar bashkie? Sapo e zgjodhëm
Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk ka ambicie për karrierë politike
Tavo: Ai komunitet që është me tradita por që në fakt gjatë këtyre viteve është keqpërdorur një pjesë e tij nga politika.
Dhe është pikërisht kjo pjesë që ka krijuar edhe dje problematikat në mbledhjen për zgjedhjen e përcaktimit të kryetares nga ana e këshillit bashkiak.
Kjo situatë nuk mund të vazhdoj gjatë. Unë përfitoj nga rasti që ti bëj thirrje edhe përfaqësuesve të komuniteti himariot dhe të atyre që përfaqsojnë atë pjesë komuniteti që të gjithë se bashku të bashkojmë forcat për të punuar për Himarën dhe himariotët.
Për tu marrë me zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve të tyre dhe të kemi si prioritet pikërisht problemet dhe shqetësimet e qytetarëve të asaj bashkie dhe të lëmë jo në vend të parë cështjet politike sic janë lënë shpesh kohët e fundit.
Mënyra për ta evituar do ishte interesimi i të gjithë komuniteti himariot pa përjashtim që Himara të mos ngelej pa drejtim pas ngjarjeve të fundit.
Duhet të ishte i angazhuar pa përjashtim i gjithë komuniteti i bashkisë së Himarës.
Të bëj një saktësim në lidhje me votimin sepse realisht nuk kanë qenë 15 vota, ishte një lapsus i kryetarit.
Ishin 16 vota pro, 3 vota kundër.
Unë nuk kam ambicie për karrierë politike parlamentare.
Po të isha në parlament ose po të kisha synim parlamentin, ndoshta mund ta jap një mesazh.
Mesazhi që do përcillja është bashkëpunimi.
Nuk kam më ambicie për karrierë më të madhe se ku kam qenë. Sapo e zgjodhëm.
