Rama uron besimtarët: Për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2024, 08:17
Besimtarët katolikë anë e mbanë botës kremtojnë të dielën festën e Pashkës, ndërsa luten për paqe, shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një postim të shkurtër në faqen zyrtare në “Facebook”, ka uruar besimtarët për festën e shenjtë, e cila simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit.
''MIRËMËNGJES
me një urim të veçantë, për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët'', shkruan Rama në Facebook.
