Maliqi: Dordoleci i Surrelit, Pablo Escobari i shqiptarëve, koha e përmbysjes së madhe
Lefter Maliqi, ish-kandidat për kryebashkiakun e Kuçovës, duke marrë fjalën në ditën e 90 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se SPAK i partisë drejtohet nga dordoleci i Surrelit.
“SPAK ta dëgjojë se bashkë me dordolecin e Surrelit, edhe ata që japin dënime politike, do të shkojnë atje në bunkerin e Surrelit. Dordoleci i Surrelit nuk mban përgjegjësi, as për 1.5 tonë drogë të Xibrakës, as për ata që hanë dardha pas kurrizit të tij.
Është hajdut me çizme, është dordolec i Surrelit, i cili para se të bëhej kryeministri i drogës, PPP-ve, shitjes së pronave, dilte dhe thoshte që jetonte në një dhomë që ia kishte lënë vëllai i tij që ishte në Amerikë, ndërsa sot jeton si Pablo Escobar, në një investim 5 mln euro në Surrelin e tij. Ky vetëm mashtron dhe aktron”, tha Maliqi.
Ai tha se në rastin e Xibrakës, nga përgjimet ka dalë që Edi Rama ka marrë në atë kohë Drejtorin e Policisë së Elbasanit dhe e ka kërcënuar, i ka thënë për operacionin në Xibrakë, dhe e ka detyruar drejtorin të betohet që nuk ka gisht në këtë operacion.
“Le të hetohet Abi Bank, çfarë transfertash kryen, kush i kryen, ku shkojnë, pse nuk shihet se çfarë bënë Linda Rama, gruaja e 7 a e 15 e Edi Ramës?
Ka ardhur koha për përmbysjen e madhe, ne duhet të bashkohemi dhe të bëjmë këtë përmbysje. Ka ardhur moment i një bashkimi të madh, besoj se lideri historic, shumë shpejt do dalim ta presim në çdo lagje e rrugë të Shqipërisë”, tha Maliqi.


