Berisha uron besimtarët: Pashkët e tjera, t'i kremtojmë më mirë

Ish kryeministri Sali Berisha, i ka uruar sot besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkës.

Mesazhin e tij, Berisha e ka shoqëruar edhe me një foto domethënëse, të takimit që ai pasur si Kryeministër i Shqipërisë në Vatikan më 19 mars 2013 me Papa Françekun, në ceremoninë e inaugurimit.

Berisha shkruan: “Të dashur miq, nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkën, ditën e ringjalljes së Hyjit, Krishtit Mbret dhe, së bashku me të, të shpresës, besimit të njeriut tek Zoti dhe e ardhmja.

Pashkët e tjera më mirë t’i kremtojmë. Gëzuar, miqësisht Sali Berisha!”