Të moshuarit përballë pamundësive, Historia e Besim dhe Merdie Mustafës: Kemi nevojë për ndihmë

Pamundësitë financiare janë të dukshme në familjen e Besim Mustafës në kryeqytet.

Ai së bashku me bashkëshorten e sëmurë po përballen Çdo ditë me sfida të vështira ku dhe pse në moshë të thyer janë të detyruar të punojnë për të siguruar të ardhura.

Cifti apelon për ndihmë tek të gjithë ata që kanë mundësi pasi të vetëm nuk mund tja dalin.

Besim dhe Merdie Mustafa janë dy të moshuar që jeta nuk u ka shkuar sic ata do të donin.

Besimit dhe pse 78 vjec i duhet të punojë kudo të mundet për të siguruar të ardhura.

Thotë se ai jeton me djalin që e ka të sëmurë dhe zonjën e tij ku të gjithë janë me ilace.

Në shtëpinë e tyre kushtet lënë shumë për të dëshiruar por kjo dhomë e vogël është pasuria që ato kanë ndërtuar me vite.

‘’Këtë pasuri kam unë, s’kam mo’’.

Marrin pension por me ato para blejnë ilacet e në sytë e tyre shihet qartë thirrja për ndihmë.

‘’Pensioni nuk na del, se marrim ilacet’’.

E zonja thotë se ajo ka nevojë për cdo gjë vec ushqimit dhe veshmabthje pasi vet nuk i kanë mundësitë.

‘’Naj ushqim, me hangër me u vesh. Më fukara se ne nuk ka’’.

Teksa bisedojmë rreth halleve të tyre na shohin si shpresë sqë thirrjen e tyre për ndihmë ta përcojmë tek të gjithë që kanë mundësi.