Aksident me vdekje në Velipojë, makina përplas të moshuarin me bicikletë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2024, 11:05
Një shtetas që lëvizte me biçikletë në zonën e Velipojës u përplas për vdekje nga një automjet paraditen e sotme. Policia tha se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Rreth orës 10:15, në Velipojë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (I cili po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
