“Rrugorja” e Tiranës me "dorë të hekurt", bllokohen 42 automjete, mbi 10 mijë gjoba

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet dhe “ka ndëshkuar” shoferët të cilët kanë qenë në shkelje të rregullave të qarkullimit.

Në një javë, 6 persona janë proceduar, pasi 3 prej tyre janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe 1 nën efektin e lëndëve narkotike.

Për një shofer ka nisur hetimi pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë, ndërsa një tjetër drejtonte mjetin në gjendje të dehur.