Peleshi: Anija “Lissus” ndalon gomonen me 24 persona në bord në detin Egje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2024, 17:41
Anija shqiptare “Lissus” po vijon kontributin në parandalimin e emigracionit të paligjshëm në ujërat e Aleancës, në kuadër të misionit “SeaGuardian” në detin Egje.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot në rrjetet sociale momente nga operacioni i kapjes së një gomoneje me 24 persona në bord.
“Ekuipazhi shqiptar, gjatë lundrimit në rajonin e patrullimit, konstatoi një gomone me 24 persona në bord, të cilën pas koordinimit me rojën bregdetare turke e greke, ia dorëzoi autoriteteve lokale për procedurat e mëtejshme”, informoi Peleshi.
Anija shqiptare “Lissus” është pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje.
