Mbahet Mesha e Shenjtë në Katedralen e "Shën Palit"/ "Ora News" ju uron: Gëzuar Pashkët katolike!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2024, 22:35
Besimtarët katolikë kremtojnë sot festën e Pashkëve.
Në Katedralen e ‘Shën Palit’ në Tiranë po mbahet mesha e shenjtë.
Kjo konsiderohet e shtuna e madhe për katoliket të cilët nesër festojnë Pashkët.
Kardinali Ernest Troshani dhe Monsinjor Angelo dhanë mesazhet e tyre për paqe, harmoni e begati.
Edhe Redaksia e lajmeve “OraNews.tv” uron të gjithë të krishterët shqiptarë, kudo ndodhen, GËZUAR PASHKËT!

